Gentian Kasa e kuptoi që ishte pritë, vrasja nga një klan i fuqishëm...

Gentian Kasa e kuptoi që ishte pritë, vrasja nga një klan i fuqishëm...

19:02, 27/01/2020
A+ Aa A-

Vrasja e shqiptarit Gentian Kasa në Romë vazhdon të jetë ndër lajmet kryesore të medias italiane.

Il Messagero shkruan se vrasja e tij mund të jetë një larje hesapesh mes klanesh të fuqishme shqiptare të lidhura me drogën.

“Nuk bëhet fjalë për doza apo kilogramë, por për eksport kokaine në nivel ndërkombëtar,” shkruan gazeta.

Gentiani u ekzekutua pasi kishte dalë nga shtëpia dhe po kthehej në burg. Një vrasës e priti me armë zjarri gati. “Gentiani e kuptoi për një moment se po përfundonte në pritë dhe tentoi të kalonte rrugën, por nuk kishte kohë. Katër krisma i kapën gjoksin. Më pas një goditje fatale në kokë”, shkruan gazeta.

Arma nuk ishte kalibër i madh, por në duart e një vrasësi me pagesë gjithçka shkon sipas llogarive.

“Hetuesit po ndjekin disa pista, por ajo më e mundshme duket se bën fjalë për një aksion të mafias së frikshme shqiptare, të rrënjosur në lagje të ndryshme të Romës”.

Gentiani ishte në gjendje gjysmëlirie. Ditën në familje dhe natën në burg. Ai sapo ishte përshëndetur me familjen dhe ishte nisur për në burg.

Shqiptari ishte arrestuar fillimisht në Romë dhe më pas në Ankona në vitin 2014 për drogë. Kapja për herë të fundit ishte e qartë: Gentiani ishte pjesë e një trafiku ndërkombëtar dhe transportonte kilogramë me drogë nga Greqia. Jo vetëm një korrier dosido, por i nvielit të lartë.

Më herët ishte raportuar se arma që vrau Kasën ishte e kalibrit që u përdor për të vrarë edhe liderin e ultrasve lacialë, i njohur me emrin Diabolik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco