Aksident në Lushnje, mjeti përplas 3 nxënëse teksa kalonin rrugën

Aksident në Lushnje, mjeti përplas 3 nxënëse teksa kalonin rrugën

08:48, 24/01/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Lushnje, ku një mjet ka përplasur tre këmbësore. Të lënduarat janë nxënëse në shkollë.

Ndërkohë bëhet e ditur se të lënduarat janë dërguar për mjekim drejt spitalit dhe janë jashte rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në fshatin Allkaj.

Njoftimi i policisë Lushnje

Sot rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjes, pranë një shkolle të mesme, shtetasi R.Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Golf", ka lënduar lehtë  3 nxënëse të kësaj shkolle pa asnjë rrezik për jetën.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco