Shqiptari i shet kokainë oficerit të policisë, e pëson keq

Shqiptari i shet kokainë oficerit të policisë, e pëson keq

08:59, 23/01/2020
A+ Aa A-

Albioni kërkonte të merrte fitimin maksimal nga klienti i tij zviceran. Pazaret u bënë në makinën e këtij të fundit. Albioni i ofroi kokainë, por i tha se ka edhe heroinë. Shqiptari i ofroi edhe ulje çmimi. Në fakt klienti i tij u kthye të nesërmen për të blerë drogën. Por shqiptari nuk e dinte se përpara kishte një oficer të fshehtë të policisë. Diçka e rrallë, pasi trafikantët rrallë shesin drogë te një oficer i maskuar.

Për shkak se zgjodhi klientin e gabuar, Albioni është në burg së bashku me shqiptarin tjetër, Dejanin, që e transportoi atë deri te vendi i takimit me oficerin e policisë.

Përpara gjykatës, Albioni tha se kishte ardhur në Zvicër për të blerë një makinë për familjen. Ai tha se gjeti një makinë, një Mercedes për 9500 franga. Por në Zvicër gjeti strehim te shoku i fëmijërisë në Shqipëri, Dejani.

“Por ndodhi diçka. Prindërit e mi u shkurorëzuan dhe nuk më dërguan para për makinën. Ngela në Zvicër dhe nuk dija si të paguaja udhëtimin për kthim në Shqipëri".

Pastaj iu afrua një rumun. Ai i ofroi fillimisht kokainë falas. Herën tjetër i sugjeroi që të dërgonte një dozë diku.

Gjykatësit i duken të pabesueshme këto deklarata. Kur fitonte kaq pak në Shqipëri, vetëm 300 euro në muaj, përse bëri një udhëtim kaq të shtrenjtë vetëm për të blerë një makinë. Ai tha se në Zvicër, makinat e përdorura janë më të lira.

Edhe Dejani tha se punon zakonisht si kamarier në Itali. Edhe ai kishte ardhur në Zvicër për të blerë makina të përdorura, që i shiste në Itali. Por ai bleu drogë. Kur çoi Albionin te vendi ku do takonte agjentin e fshehtë, ai nuk e dinte se ai merrej me shitje droge. Ose të paktën kështu pretendon.

Gjykata nuk i besoi shumë. Albioni u dënua me dy vite dhe një muaj. Dejani me dy vite e gjysmë. Pas kësaj, ata do dëbohen nga vendi për dhjetë vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco