Ishte kapur me kanabis/ Arrestohet matjani i shpallur në kërkim

Ishte kapur me kanabis/ Arrestohet matjani i shpallur në kërkim

12:07, 18/01/2020
A+ Aa A-

Një 46-vjeçar, i shpallur në kërkim, u arrestua nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me atë të Tiranës.

"Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: 

Hazis Isenlikaj, 46 vjeç, banues në Mat. 

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendim të formës së prerë Nr.429, më datë 27.06.2017, e ka denuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme," njoftoi policia.

Isenlikaj ishte arrestuar në vitin 2014 në Tiranë. Pas kontrollit fizik të ushtruar nga Patrulla e Përgjithshme, atij i është gjetur një sasi lënde narkotike, me peshë 130 gramë hashash, që u sekuestrua si provë materiale

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco