Një nga më të kërkuarit në Vlorë/ Kush është i arrestuari që qëlloi RENEA-n

Një nga më të kërkuarit në Vlorë/ Kush është i arrestuari që qëlloi RENEA-n

09:12, 18/01/2020
A+ Aa A-

Personi në foto është Xhevahir Jonuzi, i shpallur si një nga personat më të kërkuar në Vlorë. 47-vjeçari u arrestua sot pasi hapi zjarr mbi forcat RENEA. Xhevahir Jonuzi renditej në listën e policisë si një nga 8 më të rrezikshmit e Vlorës.

Këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”.

Po ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

NJOFTIMI

Në zbatim të planit të masave për kapjen e pronave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, atyre në kërkim dhe që mbajë e qarkullojnë me armë zjarri, forcat speciale Renea, në bashkëpunim me DVP Vlorë, mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:05 kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hoshtima”.

Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e presonit, si dhe informacionet që ky shtetas mbante armë zjarri, Forcat Speciale Renea kanë bërë rrethimin e banesës së shtetasit Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë.

Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë.

Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre.

Në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë.

Ekipi i Reneas i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ai18/01/2020 09:33

Të tërheq vëmendjen fakti se në të njejtën kohë kur po lirohen nga burgjet kriminelë të dënuar për vrasje me burgim të përjetshëm, policia po bën aksione të vonuara për arrestimin e atyre që janë dënuar nga gjykatat e nuk janë kapur deri tani. Nuk kanë të sosur paradokset e kësaj qeverie.

Shto koment

Denonco