EMRI/ Shqiptari mbolli pronën me kanabis, si u arrestua nga agjentët

EMRI/ Shqiptari mbolli pronën me kanabis, si u arrestua nga agjentët

20:03, 09/01/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar është paraqitur para një gjykate në Skoci pasi policia i sekuestroi £ 150.000 kanabis në Aberdeen.

Policia ndërhyri në një pronë në Tillydrone të mërkurën pasi kishte marrë informacione nga qytetarët, ku më pas edhe gjeti një numër të madh plantacionesh me kanabis.

Shqiptari i identifikuar si Kujdesi Pashkaj, u arrestua ndërsa agjentët ndërhynë në pronën në rrugën Tedder, ku edhe gjetën drogën e klasit B, për një vlerë prej £ 157.000.

26 vjeçari u paraqit para trupit gjykues, i akuzuar për prodhim dhe furnizim të drogërave të kontrolluara

Shqiptari që aktualisht jeton në Glasgoë, nuk ka paraqitur asnjë kërkesë dhe rasti është dërguar për shqyrtim të mëtutjejshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco