Tërmeti/ Kontrolle në Durrës e Tiranë, priten sërish arrestime

Tërmeti/ Kontrolle në Durrës e Tiranë, priten sërish arrestime

11:34, 15/12/2019
A+ Aa A-

Vazhdojnë hetimet pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit. Një ditë më parë, policia dhe prokuroria njoftuan arrestimin e disa personave.

Ndërkohë të dielën u raportua se vazhdon aksioni. Sipas ABC News, po vazhodjnë kontrollet për të gjetur personat e shpallur në kërkim.

Uniformat blu janë duke kryer kontrolle në Tiranë edhe rrethinat përreth Durrësit.

Ndërkohë priten të tjera arrestime, pasi grupi i posaçëm vijon veprimet proceduriale për gumbulimin e provave për persona të tjerë pergjegjës.

Po ashtu po kryhen hetime dhe për dekonspirim të mundshëm.

Grupet e hetimit për tërmetit kanë firmosur 17 urdhër-arreste për persona të dyshuar se me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë ndikuar në rritjen e numrit të të vdekurve nga tërmeti i 26 nëntorit. Mes të arrestuarve janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari15/12/2019 17:02

Jo vetem arrestime, denime, sekuestrime te pasurive dhe burgosje te personave pergjegjes per tragjedine njerezore, por te gjitha pallatet e demtuara nga puna e dobet dhe abuzive duhet te rindertohen urgjentisht nga ato kompani dhe firma ndertimi qe i kishin ndertuar si syte tyre qe t'iu pellcasin! Vetem keshtu vendoset drejtesia! Ndryshe eshte korrupsion i ndyre! Prokuroria duhet te marre eksperte te pavarur vendas dhe te huaj per te hetuar abuzimet ne ndertime! Dhe shpezimet ti mbulojne shkaktaret dhe abuzuesit! Boll i pame femijet e tyre duke harxhuar mijera euro abuzive, me makina lluksoze, pije super te shtrenjta, pushime dhe femra si femije shehikesh!

Shto koment

Denonco