VIDEO-FOTO/ Po ‘fluturonte’ në rrugë, ky është adoleshenti që vdiq në Gjirokastër

VIDEO-FOTO/ Po ‘fluturonte’ në rrugë, ky është adoleshenti që vdiq në Gjirokastër

11:54, 14/12/2019
A+ Aa A-

Shpejtësia skëterrë i mori jetën një 17-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër, pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas me një pemë.

Adoleshenti ishte duke udhëtuar me 200 kilometra në orë dhe ishte i apasionuar pas garave me makinë.

Për shkak të shpejtësisë së madhe, përplasja ka qenë fatale për adoleshentin, i cili i kishte marrë makinën një shoku për të bërë xhiro, por që rezultoi të ishte hera e tij e fundit që e bënte këtë gjë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnate në afërsi të ish fabrikës se këpucëve në Gjirokastër.

Viktima është identifikuar si Myftar Xhebro, 17 vjeç, banues në Gjirokastër (automjeti nuk është në pronësi të këtij shtetasi), raportoi policia.

Image

Myftar Xhebro

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco