EMRAT/ Ndryshime në Policinë e Tiranës

EMRAT/ Ndryshime në Policinë e Tiranës

20:10, 09/12/2019
A+ Aa A-

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka firmosur sot disa ndryshime në polici.

Ndryshimet prekin disa shefa komisariatesh, që nga Tirana, Vora e Kavaja.

Shef i komisariatit në Vorë është emëruar Aliosha Broka, i cili më parë ka drejtuar komisariatin në Kavajë.

Ndërkohë, në Kavajë është emëruar Sali Skura, që ishte shef i komisariatit nr. 5 në Tiranë.

Në vend të tij është emëruar Altin Lila.

Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe shefat e krimeve në disa komisariate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco