Paslëkundje e tokës vijojnë/ Banorët e Shetajt në Durrës: Fjetëm në çadra dhe makina, kemi frikë

Paslëkundje e tokës vijojnë/ Banorët e Shetajt në Durrës: Fjetëm në çadra dhe makina, kemi frikë

16:28, 08/12/2019
A+ Aa A-

Gjatë natësë së shkuar, Tirana, Durrësi dhe Lezha janë shkundur nga të tjera lëkundje toke.

Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.4 dhe 3 të shkallës rihter. Epiqendra ka qenë në fshatin Shetaj të Durrësit.

Kamera e Top Channel ishte në këtë fshat nga ku raportoi për të rejat e fundit.

Familja Minja është një nga ato që jeton mes çadrës dhe banesës:

“Ishte frikshme, dolëm jashtë se dhe në çadër nuk rrihej se binte shi. Kemi frikë, se dhe në shtëpi nuk rrimë dot më”, u shprehën ata.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco