Vrasja që tronditi Vlorën, ekstradohet ekzekutori i biznesmenit

Vrasja që tronditi Vlorën, ekstradohet ekzekutori i biznesmenit

09:31, 07/12/2019

Ekstradohet nga Italia, Ergest Avdiu, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj në qershor të vitit të kaluar në Vlorë.

"Nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit shqiptar E. A. alias A. M., 32 vjeç, lindur në Memaliaj. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Shtetasi E. A. dyshohet se është autori i ngjarjes së ndodhur  në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi V. D. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë," njoftoi Interpol Tirana.

Ngjarja e rëndë qershorin e shkuar tronditi qytetin e Vlorës.

Fax News raporton se ngjarja ka nisur pas një konflikti banal. Dyshohet se shtetasi Ergest Avdiu, i akuzuar si autor i vrasjes, i ka ngacmuar mesditën e të hënës bashkëshorten biznesmenit Vasil Dervishaj. Mes tyre ka patur një konflikt të çastit që më pas përfundoi në vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj.

Por burime nga familja e viktimës kanë thënë për Fax News se konflikti ka qenë i vjetër dhe të përfshirë kanë qenë edhe persona të tjerë. Përplasjet mes tyre kanë nisur në Itali dhe janë përkeqësuar pas ngacmimit që Avdiu i ka bërë bashkëshortes së Dervishajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco