Pediatrja: Si duhet të bisedojmë me fëmijët pas tërmetit

Pediatrja: Si duhet të bisedojmë me fëmijët pas tërmetit

14:18, 30/11/2019
A+ Aa A-

Mjekja pediatre Lira Gjika ka dhënë këshilla konkrete për prindërit se si të sillen me fëmijët pas traumës që ata kanë përjetuar prej tërmetit dhe panikut të ditëve pas tij.

 “Nuk janë momente aspak të lehta për të rriturit dhe duke mos pasur eksperiencë, nuk di si ta transmetosh,-  tha Lira Gjika në emisionin ‘Rudina”. -  Gjëja më e mirë është përmes lojës, duke folur dhe duke i treguar fëmijës sa frikë ka vetë i rrituri.

Se ku ka të rritur të frikësuar, ka edhe fëmijë akoma më të frikësuar dhe frika punon me harresën. Domethënë, fëmija nuk ka mekanizma të përballojë dhe frikën e të rriturit dhe është mekanizëm i trurit, se aq i pjekur është truri, domethënë menjëherë futet në veprim harresa. 

Të futësh në veprim harresën në moshat e brishta, është si të lësh një të rritur gati të paaftë të mendojë. Prandaj duhet të flasin, të luajnë, të mos kenë frikë.

 Natyrisht ta kenë frikën, se frika e ka shpëtuar njeriun dhe ajo do na shpëtojë, se do na vërë mendjen në punë, por jo ajo frika që të lë të hutuar, jo ajo frika që sillesh s’di çfarë të bësh, s’di kë të shash, s’di ku të mbrohesh.

Njeriu duhet të gjejë forcat tek vetja që të eci përpara. Duke ndihmuar fëmijën ndihmon veten.  Pikërisht duke patur fëmijën përdore, nuk je vetëm. Ndërsa kur rri kështu, konfuzioni që ne shohim kudo, që ikin, rrinë nëpër makina, kjo është e dëmshme.  Të marrin një vendim, o të rrinë, o të ikin, por as këtu as aty, kjo është e dëmshme.”

Bisedë me Anën për tërmetin - Nga Lira Gjika.

"Ana është një vajzë tetë vjeçe dhe unë e kam mikeshë të vogël. Ajo më thërret në emër, pasi më konsideron shoqen e sajë. Me lejen e mamit, kemi edhe ndonje sekret siç kanë të gjitha shoqet e mira.

Sa më pa sot në rrugë, erdhi me vrap dhe pasi më përqafoi, më pyeti: U trembe nga termeti?

- Po Ana, shumë, po ti?

Ana duke qeshur mu përgjigj: Unë fare Lira, po babi me mamin dhe nënën, janë trembur shumë. Kur ra tërmeti babi më rrëmbeu nga krevati dhe më mbante në krah duke ndenjur te dera. Mami bënte “obobo” me zë të ulët, ndërsa nëna lutej. Kemi dy ditë që rrimë në makinë. Sa shkojnë në shtëpi të marrin diçka dhe dalin me vrap.

- Po kanë frikë Ana dhe frika nuk është turp.

- Mund të bjerë prapë një tërmet, po jo në Tiranë  - ndërhyri Ana - se e tha dhe ai xhaxhi shkencëtari, që studion tërmetet, po babi dhe mami nuk besojnë. Po ti Lira, beson te xhaxhi shkencëtari?

– Po xhan, besoj.

- Mua më thonë mos ki frikë dhe vetë dridhen.

- Po edhe ne të rriturit nuk i bëjmë gjithnjë gjërat siç deshirojmë. Mami dhe babi nuk kanë parë e ndjerë tërmet më parë edhe ata si ty, po e provojnë për herë të parë, prandaj janë kështu konfuzë.

- Po e kuptoj, po unë u lodha dhe dua të shkoj në shtëpi. Sot ishte edhe dita e Pavarësisë por nuk bëmë asgjë, siç bënim herët e tjera.

- Ana do të na falësh ne të rriturve, që edhe ne, si ju fëmijët, nuk i bëjmë mirë detyrat tona.

Ana më përqafoi edhe një herë fort dhe iku me nënën e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco