Rëndohet bilanci/ Shkon në 27 numri i të vdekurve nga tërmeti

Rëndohet bilanci/ Shkon në 27 numri i të vdekurve nga tërmeti

08:54, 27/11/2019
A+ Aa A-

Ka shkuar në 27 numri i viktimave nga tërmeti i një dite më parë. Mëngjesin e sotëm në Spitalit e Traumës humbi jetën Saimir Gregu, 31 vjeç, banor i zonës së Thumanës.

Dy persona të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat në Thumanë mëngjesin e së mërkurës: Keli Çupi, 32-vjeçar, dhe babai i tij, Hajredin Çupi, 67-vjeçar.

32-vjeçari u gjet me shenja jete, por ka pasur hemorragji në gjymtyrët e poshtme dhe nuk është nxjerrë dot i gjallë.

Dyshohet se nën këto rrënoja mund të ketë edhe 4-7 persona të tjerë.

Ndërkohë sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë plagosur mbi 650 persona, ndërsa mbi 40 janë shpëtuar. Që prej mëngjesit të djeshëm deri sot në gjithë territorin e vendit janë regjistruar mbi 300 tërmete.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco