Ndoja dhe ‘Rrumi’ dalin nga spitali, çfarë deklaruan para hetuesve

Ndoja dhe ‘Rrumi’ dalin nga spitali, çfarë deklaruan para hetuesve

08:54, 19/11/2019
A+ Aa A-

Prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho kanë lënë spitalin. Dy të plagosurit e atentatit në Mbikalimin e Shkozetit u larguan nga spitali 18 ditë pas atentatit që i mori jetën shoferit Andi Maloku.

Ndoja nuk ka më probleme shëndetësore, kurse Laho, i njohur me emrin ‘Rrumi’ do ketë sërish nevojë për trajtim për shkak të plumbit që ka marrë në nofull.

Hetimet për ngjarjen e rëndë vazhdojnë, kurse prokurorët e Krimeve të Rënda kanë marrë në pyetje Ndojën dhe ‘Rrumin’ disa herë.

Ata vazhdojnë t’u qëndrojnë deklaratave se nuk kanë asnjë konflikt të hapur me asnjë person dhe mbi të gjitha me personin e arrestuar, Redjan Rraja.

Më shumë se dy javë pas atentatit, grupi hetimor ka arritur në përfundimin se dokumentet e gjetura në makinë nuk janë dosjet e vjedhura në Prokurorinë e Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco