‘Rrumi’ del nga spitali i shoqëruar nga 'ushtarët', ja pistat ku po hetohet

‘Rrumi’ del nga spitali i shoqëruar nga 'ushtarët', ja pistat ku po hetohet

18:39, 18/11/2019
A+ Aa A-

Një nga të plagosurit e atentatit te Mbikalimi i Shkozetit mësohet se ka lënë spitalin. Aleksandër Laho, i njohur me emrin Rrumi, është shoqëruar për në shtëpi sot në drekë.

Burimet thonë se Rrumi shoqërohej nga njerëzit e tij, pa polici. Ndërkohë prokurori vazhdon që të qëndrojë në spital.

Për momentin, Redjan Rraja është i vetmi i arrestuar për ngjarjen e ndodhur më 1 nëntor, ku mbetën të plagosur Prokurori Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho, Alias Pëllumb Muharremi, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut” dhe Andi Maloku, i cili ndërroi jetë disa ditë më vonë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, pasi akoma nuk është provuar se kush ishte shënjestra e atentatit. Ndërkohë organit të akuzës nuk i kanë mbërritur ende rezultatet e ADN-së nga laboratori i kriminalistikës, mbi gjurmët biologjike të gjetuara në makinën e atentatorëve, që u gjet e braktisur në fshatin Shakafan të Ishmit rreth një orë pas atentatit.

Dy prokrurët e çështjes, Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj si pistë kryesore kanë përplasjen e grupeve kriminale në Durrës për të zotëruar pronat në Gjirin e Lalzit. Gjithashtu janë kryer hetime dhe po verifikohen të gjithë personat që kanë pasur kontakt me Redjan Rrajën, me profesion stomatolog dhe që ka punuar për disa vite në burgun e Fushë-Krujës.

Prokuroria dyshon se Rraja ka vepruar për llogari të grupeve të tjera kriminale, të cilat kanë interesa të drejtpërdrejta në mbivendosjen e pronave në qytetin bregdetar. Në sitën e grupit të hetimit të Krimeve të Rënda, janë duke kaluar edhe disa prona që dyshohet se familja Muharremi i ka përvetësuar. Bëhet fjalë për prona shtetërore, që rezultojnë të regjistruara në emrin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco