VIDEO/ U gjet i vdekur, vlonjati është vrarë me armë. Detaje të reja

VIDEO/ U gjet i vdekur, vlonjati është vrarë me armë. Detaje të reja

13:52, 13/11/2019

Mëngjesin e sotëm një 34-vjeçar është gjetur pa jetë në rrugë. Në raportimin paraprak fillmisht u tha se viktima kishte humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

34-vjeçari Kreshnik Dashi, dyshohet se është vrarë. Në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune në shpatull dhe në kokë.

Aktualisht po kryhet autopsia e vktimës, ndërkohë që familjarët ndodhen në pranë morgut Vlorë.

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Në lidhje me ngjarjen ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u gjet një person i pajetë në afërsi të banesës së tij në lagjen ‘Kushtrimi’, ku nga veprimet paraprake rezultoi pa shenja dhune, ju informojmë se:

Pas hetimeve të mëtejshme, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit K.D, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

34 vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.

Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco