Shtylla të rrëzuara, fshatra në terr: Pasojat e stuhisë në Vlorë

Shtylla të rrëzuara, fshatra në terr: Pasojat e stuhisë në Vlorë

10:42, 13/11/2019
A+ Aa A-

Vlora vijon të jetë qarku më i prekur nga moti i keq. Reshjet e forta, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa atmosferike dëmtuan rrjetin elektrik në disa zona, kryesisht përgjatë bregdetit por edhe ne Lumin e Vlorës.

OSHEE publikoi sot pamjet e dëmeve që ka pësuar, kryesisht në Nartë, ku janë rrëzuar shtylla; në Himarë ku është stakuar fideri 1’ në Dhërmi, ku tek pedonalja është shembur një kabinë.

Qeparoi dhe Kudhësi janë ende pa drita pas dëmtimit të fiderit 6 pranë Porto Palermos. Në Rradhimë është shkëputur përcjellësi Tm, pjesë e fiderit 2, kurse në Selenicë ka probleme në kabinën “Resulaj” e po ashtu edhe në fshatrat Bolenë dhe Vranisht.

Aktualisht brigadat e avarive të OSHEE Vlorë janë shpërndarë në zonat e prekura, ku në disa akse është duke u punuar, në kushte aspak të favorshme moti.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco