‘Skifterët’ shqiptarë nuk e harruan zakonin, ja çfarë i priti në Itali

‘Skifterët’ shqiptarë nuk e harruan zakonin, ja çfarë i priti në Itali

23:17, 08/11/2019
A+ Aa A-

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për një seri vjedhjesh.

Shqiptarët sipas medias italiane ishin arrestuar edhe më herët dhe ishin dëbuar për në Shqipëri për të njëjtën vepër penale.

Por kjo masë shtrënguese duket se nuk i ka frenuar aspak shqiptarët.

Përkundrazi ata gjetën mundësi tjetër.

Me pasaporta false ata prekën sërish tokën italiane duke mos harruar “pasionin” e vjetër.

Kreu i grupit mësohet se ishte një 30-vjeçar.

Ai qarkullonte kryesisht në zonën e La Spezia-s me një makinë tip “Golf”, e cila rezultonte e vjedhur.

Gjithashtu edhe dy shqiptarët e tjerë ishin së bashku në makinë me “kapon” e grupit, ku pas kontrolleve u faktua se njëri prej tyre, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco