Hajdutë dhe akrobatë: Ndiqen këmba-këmbës derisa arrestohen 2 shqiptarët

Hajdutë dhe akrobatë: Ndiqen këmba-këmbës derisa arrestohen 2 shqiptarët

11:24, 08/11/2019
A+ Aa A-

Rubbiera – Dy shqiptarë, Aleksandër Mhillaj, 28 vjeç dhe Enrik Nikolla, 24 vjeç, të dy me banim në Modena, janë arrestuar në Itali me akuzën e kundërshtimit të zyrtarit të shtetit, plagosje, vjedhje të rënda dhe grabitje.

Ata u kapën befasisht mbrëmë rreth orës 22:30 në një makinë Fiat Stilo në rrugën Aristotele a Rubiera.

Të dy u panë nga një patrullë e karabinierëve pranë një BMË.

Kur panë policët, ata kërcyen brenda në makinën e tyre Fiat dhe u zhdukën. Policia i ndoqi nëpër rrugën Fratelli Cervi dhe i bllokoi.

Ata tentuan t’ia mbathin në këmbë, por policët i arritën. Kur e kapën 24-vjeçarin, ai u përpoq të shpëtonte dhe goditi me grushte në kokën njërin nga policët, duke e lënduar. Më vonë u zbulua se plaga ishte e parrezikshme dhe pas 7 ditësh polici mund të dilte nga spitali.

BMW 330 ku po afroheshin ata të dy në rrugën Aristotele di Rubiera ishte vjedhur në fund të tetorit në Maranello. Brenda saj, ushtarët gjetën një shumëllojshmëri mjetet për të vjedhur, shumica për të thyer kasafortat.

Karabinierët më vonë zbuluan se dy shqiptarët kishin provuar të vidhnin një shtëpi në Nonantaola, por kishin ikur me vrap sepse ishin zbuluar nga pronarët që kishin hyrë brenda.

Nga kontrolli që u bë në shtëpitë e tyre u gjetën objekte ari të vjedhura dhe mbi 10 mijë euro, që u sekuestruan, sepse ishin fryt i grabitjeve.

Iu sekuestrua edhe Fiat Stilo.

Karabinierët kanë bindjes se dy shqiptarët mund të jenë pjesë e një grupi shumë të madh hajdutësh akrobatë./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco