Tragjedi në Klinë/ Dyshohet se një person u hodh para trenit, rrëfimi i dëshmitarit Foto Ilustruese

Tragjedi në Klinë/ Dyshohet se një person u hodh para trenit, rrëfimi i dëshmitarit

10:22, 08/11/2019
A+ Aa A-

Një person dyshohet se ka vdekur mëngjesin e sotëm në Klinë, pasi ai është goditur nga treni.

Dyshimet e para janë se ky person kishte dalë para trenit për të kryer vetëvrasje.

Një gjë e tillë deri më tani nuk është konfirmuar as nga policia e as nga prokuroria.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka deklaruar se sipas atyre që ka marrë vesh nga vendi i ngjarjes, i ndjeri ka lënë një letër.

“Sot në mëngjes treni duke ardhë nga Peja e ka shkel një person të ri e ka mbyt në vend. Krejt pasagjerët kanë mbetur në këmbë, i nderi sipas dëshmitarëve e kishte lënë një letër”, thotë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco