I dënuar për drogë, arrestohet 29 vjeçari në Malësinë e Madhe

I dënuar për drogë, arrestohet 29 vjeçari në Malësinë e Madhe

11:48, 04/11/2019
A+ Aa A-

Policia e Malësisë së Madhe ka vënë në pranga një të ri të dënuar për lëndë narkotike. Operacioni i koduar “Ivanaj” u finalizua me arrestimin e shtetasit A. R., 29 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe.

I riu ishte në kërkim pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr. 243 datë 21.06.2019, e ka denuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco