VIDEO/ Aksidenti, trafik kilometrik në autostradën Tiranë-Durrës

VIDEO/ Aksidenti, trafik kilometrik në autostradën Tiranë-Durrës

19:23, 03/11/2019
A+ Aa A-

Si pasojë e aksidentit që raportuam më herët, në autostradën Tiranë-Durrës është krijuar një trafik kilometrik.

Bëhet fjalë vetëm për drejtimin nga kryeqyteti drejt Durrësit, ndërsa në krahun tjetër lëvizet normalisht.

Në aksidentin në fjalë u përfshi një autoveturë, e cila pasi goditi ndarjen prej betoni të dy anëve të autostradës, këputi edhe një prej shtyllave të ndriçimit.

Në vendngjarje ndodhen shumë forca policie, por ende nuk ka raportime për të dëmtuar në njerëz.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco