Fshihej në Fier, arrestohet bosi i hidrokarbureve që nuk pagoi 38 milionë lekë taksa

Fshihej në Fier, arrestohet bosi i hidrokarbureve që nuk pagoi 38 milionë lekë taksa

11:02, 02/11/2019
A+ Aa A-

Policia e Fierit, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik ka arrestuar një person të shpallur në kërkim , I.F, 60 vjeç, banues në Tiranë.

60-vjeçari ishte dënuar me arrest me burg nga  Gjykata e Shkallës së Parë Fier më 15 prill 2019 për “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”. I.F është administrator i një biznesi në fushën e hidrokarbureve dhe  nuk ka paguar taksat dhe tatimet në shtet në shumën prej 38.688.297 lekë.

Policia njoftoi se "në Fier, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim I.F., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me Vendimin e datës 15.04.2019, ka vendosur masën “Arrest me burg”, për veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Ky shtetas, në subjektin e tij me aktivitet në fushën e hidrokarbureve, nuk ka paguar taksat dhe tatimet në shtet në shumën prej 38.688.297 lekë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco