Vdekja e 25 vjeçares, Prokuroria merr të pandehur mjekun

Vdekja e 25 vjeçares, Prokuroria merr të pandehur mjekun

20:12, 23/10/2019
A+ Aa A-

Prokuroria e Elbasanit ka marrë sot të pandehur mjekun Ardian Kadefçiu.

Mjeku do të merret i pandehur për vdekjen e shtetases Rexhina Debrova, e cila ndërroi jetë 6 muaj më parë gjatë momentit të lindjes.

Kadefçhiu ndoqi shtatzaninë e 25 vjeçare, e cila vdiq në sallën e lindjes nga një atak në zemër.

Ajo solli në jetë një vajzë.

Mjekët e spitalit thanë se janë bërë ekzaminimet para lindjes, por jo vizita e zemrës.

Sipas familjarëve, Rexhina Debrova ka shkuar me urgjencë në spital, dhe më pas është futur në sallën e lindjes, ndërkohë që pavarësisht alarmit të ngritur nga mjekët, kardiologu ka shkuar më vonesë në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco