FOTO/ Plantacion me kanabis në Greqi kapet shqiptari

FOTO/ Plantacion me kanabis në Greqi kapet shqiptari

10:27, 20/10/2019
A+ Aa A-

Policia greke ka arrestuar një 38-vjeçar pasi u kap me 25 kilogram kanabis.

Siç raportojnë mediat greke, shqiptari u arrestua mëngjesin e djeshëm, në zonën Panetolios.

Pas kontrolleve autoritetet zbuluan se shqiptari kultivonte kanabis në një zonë të krijuar posaçërisht. Droga e cila kishte mbjellë shqiptari ishte afërsisht rreth 1 metër e lartë.

Policia gjeti gjithashtu edhe 4 fidanë kanabisi, të cilat shqiptari i kishte mbledhur sëfundimi.

Policia e arrestoi 38-vjeçarin shqiptar brenda plantacionit, ndërsa ky i fundit i bëri rezistencë policisë.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi një parcelë të improvizuar, e cila përmbante rreth 10 kg kanabis.

Në vijim të kërkimeve, shqiptarit iu gjetën edhe 14 kg të tjera kanabis dhe mjete të ndryshme bujqësore për kultivimin e drogës.

Shqiptari kishte hyrë dhe banonte në mënyrë të paligjshme ne vendin fqinj. Ngjarja iu dërgua prokurorisë për hetime të mëtejshme.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco