Policia, apel shoferëve: Do të mbyllet gjatë natës rruga Orikum - Palasë

Policia, apel shoferëve: Do të mbyllet gjatë natës rruga Orikum - Palasë

13:24, 12/10/2019
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njoftoi të gjithë drejtuesit e mjeteve, se për shkak të punimeve që do të zhvillohen në ndërtimin e segmentit rrugor Orikum - Palasë, ky segmet rrugor do të jetë i kufizuar në të dyja krahët, për të gjitha kategorite e mjeteve, duke filluar që sot në orën 21:00 të mbrëmjes, e deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Ky bllokim do të jetë për të gjitha kategoritë e mjeteve dhe do të përsëritet çdo ditë përgjatë orëve të natës deri të shtunën tjetër (19.10.2019).

Kërkojmë mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që ta evitojnë këtë aks rrugor përgjatë 8 orëve të natës ose zgjedhin rrugë të tjera alternative.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari12/10/2019 14:16

O idiote qeveritare! O te paafte! O maskarenj! Boll vodhet Shqiperine, boll i varferuat shqiptaret me vjedhjet tuaja!!! Mjafton ndertohet nje rruge me dy kalime qe pershkon anes detit te gjithe Karaburunin dhe te hapet tuneli i Karaburunit: Pasha Liman - Palase dhe shqiptaret do te jene te lumtur per te gjithe jeten!!!! Ky eshte i vetmi projekt madheshtor per zhvillimin e turizmit modern ne bregun jugor te Shqiperise, o driteshkurter, o te paafte! Po ashtu edhe rruga bregdetare Shengjin - Velipoje. Shpresoj qe keto te jete projektet madhore te parat zhvellimore turistike te qeverise se re demokratike, i cili do ta shnderroje Shqiperine ne destinacionin kryesor te turizmit rajonal, evropian dhe boteror! Keto duhet te jene projekte reale dhe jo llafe dhe propagande boshe! Gjithcka eshte e realizueshme, nese vertet duam nje Shqiperi Evropiane!

Shto koment

Denonco