VIDEO/ Dalin pamjet, vendi ku u vra biznesmeni Besmir Hida

VIDEO/ Dalin pamjet, vendi ku u vra biznesmeni Besmir Hida

11:00, 01/10/2019
A+ Aa A-

Besmir Hida 35 vjeç është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi mëngjesin e sotëm në Lushnje.

I riu që njihej si biznesmen i makinave të përdorura u qëllua për vdekje nga dy persona, të cilët më pas janë larguar me një makinë, që më vonë i kanë vënë edhe flakën.

Hida ishte duke pirë kafe në katin e dytë të një lokali në në lagjen ‘Skënder Libohova’.

Trupi i të ndjerit ka qëndruar për minuta të tëra në vendin e ngjarjes, siç edhe e shikoni në pamjet e siguruara nga SYRI TV dhe SYRI.net

Njoftimi i Policisë së Lushnjes për ngjarjen:

Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen ‘Skënder Libohova’ Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.

Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.

Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco