Aksidenti në Elbasan, arrestohet drejtuesi i mjetit ku udhëtonin viktimat. Emri

Aksidenti në Elbasan, arrestohet drejtuesi i mjetit ku udhëtonin viktimat. Emri

11:33, 24/09/2019
A+ Aa A-

Një ditë pas aksidentit tragjik në aksin rrugor Elbasan - Peqin, që i mori jetën katër grave policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit në të cilën po udhëtonin viktimat. 

36 vjeçari  Gëzim Kotorri akuzohet për " shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor".

Policia duke ndërtuar rrethanat e aksidentit informon se ka qenë makina tip "Seat" ku udhëtonin viktimat e cila ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga korsia duke u përplasur edhe me dy mjetet e tjera.

"Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme se në aksin rrugor Elbasan - Peqin, në fshatin Papër, shtetasi G. K., 36 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Seat", si rezultat i lagështirës në rrugë ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë në korsinë tjetër të lëvizjes, ku është goditur nga mjeti tip "Skoda", me drejtues shtetasin O. Sh., 39 vjeç,  banues në Tiranë dhe më pas ky mjet është goditur nga mjeti tip "Ford", me drejtues shtetasin E. R., 32 vjeç, banues në Fier" informon policia.

Viktimat janë Jonida Kotorri, 30 vjeç, banuese në Tiranë, Fatime Hoxha, 68 vjeç banuese në Cërrik, Fatushe Agolli 64 vjeçe,  banuese në Gramsh,  Lume Hoxha, 55 vjeç banuese në Cërrik,  si dhe mbeten të plagosur 2 drejtuesit e mjeteve, shtetasit G. K., dhe O. Sh., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco