‘Xhaxhain ma vranë për politikë në Shqipëri’/ Shqiptari kapet me fermë me kanabis në Britani

‘Xhaxhain ma vranë për politikë në Shqipëri’/ Shqiptari kapet me fermë me kanabis në Britani

22:26, 11/09/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar i cili pretendon se është viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore do të duhet të vuajë tanimë 30 muaj muaj burg në Skoci, pasi u kap në një banesë ku kultivohej Canabis Sativa.

Sipas Gjyjatës ai është ai është drejtuesi i një ferme kanabisi në qendër të qytetit Galashiels.

Mirjan Kastrati tha se ai u largua nga Shqipëria nga frika se do të vritej.

Për këtë arsye ai u detyrua të paguante 16 mijë paund me qëllim që trafikantët ta çonin në Britani.

Por i zhytur në borxh, Kastrati thotë se u detyrua të kujdesej për një fermë me kanabis me vlerë 200,000 paund.

Gjatë bastisjes së banesës policia gjeti në ndërtesën e katit të parë 700 bimë kanabisi ndërsa 30-vjeçari u gjet duke fjetur në zonën e kuzhinës.

Shqiptari pretenton se ndodhej në fermë vetëm për t’i ruajtur dhe se nuk kishte asnjë rol në kultivimin e lëndës narkotike.

Hetuesi Graham Fraser tha se policia kishte marrë informacione se dyqani i vjetër Ladbrokes në Channel Street ishte duke u përdorur për të kultivuar kanabis.

Ai tha se policia bastisi ndërtesën rreth orës në 8.55 të mëngjesit në 9 prill, duke zbuluar aty Kastratin dhe një mashkull tjetër.

“I akuzuari tha se si kishte ikur nga Shqipëria një vit më parë në vitin 2018. Ai tregoi se si xhaxhai i tij, i cili ishte një person me rëndësi në politikë, ishte vrarë më parë dhe se ndihej i detyruar të largohej nga Shqipëria për shkak të kërcënimeve për të dhe familjen. Atij nuk i lejohej të linte ambientet ku kultivohej kanabisi duke fjetur në kuzhinë pavarësisht se lënda narkotike i shkaktonte alergji. Ai nuk e dinte që ishte në Skoci dhe i ishte nënshtruar dhunës duke përfshirë thyerjen e hundës. Ai po punonte për një grup meshkujsh për të shlyer borxhin.”

Më tej hetuesi tha se bimët nuk ishin pjekur.

Por nëse kanabisi shpërndahej me doza të vogla, mund të sillte një fitim prej afro 200-590 mijë paund.

Urfan Dar, avokati mbrojtës i shqiptarit Kastrati tha se klientit të tij i ishte thënë fillimisht se duhet të paguante 4 mijë paund.

Por kur mbërriti në Britani shuma u trefishua në 12 mijë paund.

 “Ai ishte i detyruar të zbatonte atë që këta burra donin të bënin. Ai kishte ardhur këtu përmes Italisë dhe Belgjikës dhe po punonte në Londër, por ishte nënshtruar kërcënimeve”, citojnë mediat lokale.

Avokati shtoi se i riu ishte dërguar me taksi në ndërtesën e kanabisit dhe vendin nuk e kishte ditur.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco