‘Ky ka fituar miliona paund’/ Ja pse gjyqtari britanik nervozohet me gjobën e lordit shqiptar të drogës

‘Ky ka fituar miliona paund’/ Ja pse gjyqtari britanik nervozohet me gjobën e lordit shqiptar të drogës

21:55, 03/09/2019
A+ Aa A-

Shqiptari fitoi miliona paund nga trafiku i drogës, në

Erald Mema konsiderohet si një nga  “lordët” e drogës në Britani, i cili thuhet se ka furnizoi vendin me drogë të llojit kokainë me vlerën e miliona paundve.

Por edhe pse ka vendosur një pasuri të tillë nëpërmjet drogës, Mema do të paguajë vetëm 14.380 £.

Kërkesa është bërë nga prokurorët në gjykatën e Oxfordit në Britani, ndërsa njëri nga gjyqtarët e cilësoi kërkesën e prokurorëve thjesht si të papranueshme.

Gjatë seancës së djeshme, gjykata e cila e dënoi me 25 vite burg, kërkoi të rikuperojë përfitimet e paligjshme që Mema kishte marrë nga tregtia e drogës.

Ku u kërkua ti vendosej një gjobë prej vetëm 14 mijë e 380 paund, ndërkohë që fitimet e tij vlerësohen në miliona paund

Gjykatësi kryesues Peter Ross reagoi me indinjatë dhe tha: “Ky është një njeri përmes duarve të të cilit shkuan miliona paund kokainë. Ky është një njeri i cili përballë provave që kam dëgjuar në gjyq ka përfituar shumë nga ajo që ishte një operacion i jashtëzakonshëm kundër drogës”.

“Ai ishte një njeri që po organizonte atë që ishte pa dyshim një grup i organizuar kriminal, duke marrë kokainë në pikën e importit, duke menaxhuar shpërndarjen e tij me shumicë në Mbretërinë e Bashkuar në grupe të tjera të rëndësishme kriminale të organizuar. Ideja që aktivet e vetme në dispozicion janë nën 14,500 paund është thjesht qesharake.”

Prokurorët thanë se janë bërë kontrolle në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe duke pasur parasysh provat e disponueshme vendimi është marrë që të mos ndiqet rasti i pasurive të fshehura, duke kërkuar si sekuestrim pak më shumë se 14 mijë paund.

Gjykatësi Ross deklaroi zyrtarisht se përfitimi i përgjithshëm nga aktiviteti kriminal ishte 701,680 £ dhe se një total prej 14.380 £ mund të konfiskohej si fitime.

Memës iu dhanë edhe tre muaj kohë për të paguar paratë dhe për të lejuar shitjen në ankand të orës së tij Rolex.

Gjatë procesit gjyqësor në tetor të vitit të shkuar, u zbulua se Mema kishte qenë në krye të një grupi të trafikut të drogës midis 1 qershorit 2016 dhe 2 dhjetorit 2016.

34-vjeçari, së bashku me bashkëpunëtorët e tij dërguan kokainën nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar, duke e shpërndarë në të gjithë Oxfordshire dhe përreth.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Better05/09/2019 20:37

Jeni spektakël me gramatikën shqipe. Po redaktorët e juaj, nuk i lexojnë artikujt?

Shto koment

Denonco