Aksion i policisë në Elbasan, 7 persona në pranga

Aksion i policisë në Elbasan, 7 persona në pranga

15:11, 03/09/2019
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka ndërmarrë një aksion arrestimesh. 

Në 24 orë janë vënë në pranga 7 persona për vepra të ndryshme penale.

Unifromat blu raportojnë se në pranga ranë:

- 66 vjeçari me iniciale I.T., banues në Elbasan, pasi duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin P.N.

- 44 vjeçari me iniciale G.M., banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, në banesë.

-30 vjeçari me iniciale K.N., banues në Gjirokastër, u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar sepse ka kanosur dhe tentuar të ushtrojë dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.

-37 vjeçari me iniciale F.K., banues në Elbasan u arrestua pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e armëve të ftohta".

- 39-vjeçari me iniciale A.P., banues në Librazhd, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta vëllain e tij, si dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.

- 39 vjeçari me iniciale P. Sh., banues në Prrenjas, u kap nga shërbimet e Policisë Librazhd, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar, për veprën penale "Dhuna në familje".

- 44 vjeçari A.P.,  banues në Gramsh, pasi në fshatin Harunas, në vendin e quajtur "Bregu i Selesofit", gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe sekuestruan 42 bimë narkotike të kultivuara. Dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim kombëtar dhe po punohet për kapjen e tij, ka kultivuar lëndë narkotike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco