Vrasja e 26 vjeçarit Çelaj, zbardhet dëshmia e dy punëtorëve, çfarë ndodhi në vilë....

Vrasja e 26 vjeçarit Çelaj, zbardhet dëshmia e dy punëtorëve, çfarë ndodhi në vilë....

14:04, 25/08/2019
A+ Aa A-

Dy prej punëtorëve në vilën e familjes Kusi ku u vra tre ditë më parë 26 vjeçarit Indrit Çelaj kanë zbardhur detaje se si një vrimë për shkarkimin e tubit të kondicionerit përfundoi në vrasje.

Sipas Neës 24, i cili ka zbardhur dëshmitë e punëtorëve të vilës, ngjarja ka ndodhur në një nga tualetet e katit të parë të ndërtesës, e cila po ndërtohej në zonën e “Myslim Shyrit” në Tiranë.

Sipas punëtorëve, në vilë erdhi Griseldo Kusi, djali i pronarit, për të kontrolluar punimet.

“Kur na përshëndeti, dëgjoi një zhurmë. Eldo lëvizi dhe u bë nervoz. Shkoi të dëgjonte zhurmë dhe filloi të bërtiste me Indritin. Dëgjuam ti thoshte po këtu çfarë po bëhet.

Përse po e hap atë vrimë. Ku do e çosh shkarkimin e kondicionerit. Në përgjigje, Çelaj ka thënë se nuk e di unë ku do jetë shkarkimi”, mësohet të kenë thënë punëtorët në dëshminë e tyre.

Pas kësaj, Griseldo Kusi ka nxjerrë armën nga brezi dhe qëlluar me një plumb në kokë të riun, duke i shkaktuar rënien në koma dhe më pas vdekjen në spital.

Sipas punëtorëve, Eldo u largua me nxitim, ndërsa në dorë mbante një çantë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku25/08/2019 14:36

Burg përjetë prokurorit dhe gjykatësit që kanë lënë të lirë këtë lloj shtaze për ndonjë çantë me lek.

Shto koment

Denonco