Aksidenti me 2 viktima dhe 3 të plagosur/ 'Skela Syla' e vlerësuar me risk të lartë nga inspektimet e mëparshme

Aksidenti me 2 viktima dhe 3 të plagosur/ 'Skela Syla' e vlerësuar me risk të lartë nga inspektimet e mëparshme

23:40, 16/08/2019
A+ Aa A-

Shembja e skelës në një pallat në rikonstruksion në kryeqytet, që solli 2 viktima dhe 3 të plagosur, hedh drite mbi shkeljet e kompanive të angazhuara në punime.

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore bën me dije se punimet po kryheshin nga Xhimi Tarushi (Person Fizik) një subjekt që nuk ka deklaruar adresën e ushtrimit të aktivitetit, në vendin ku po kryheshin punimet.

Ndërsa kompania që kishte ngritur skelën, “Skela Syla”, e kontraktuar nga “Xhimi Tarushi”, është vlerësuar me risk të lartë nga inspektimet e mëparshme të Inspektoratit të Punës.

Një nga viktimat dhe tre punëtorët e plagosur ishin punonjës së “Skela Syla”, ndërsa punëtori tjetër që humbi jetën punonte për subjektin “Xhimi Tarushi”.

Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra janë punëtorët që mbetën të pajetë nga shembja e një skele në një pallat 13 katësh në lagjen "Faik Konica" në Tiranë. Brahimaj, 31 vjeç dhe Kodra 36 vjeç u nxorrën të pajetë nga rrënojat e skelës e cila u shemb nga gjithë lartësia e pallatit duke i zënë ata poshtë. Tre punëtorë të tjerë mbetën të plagosur në gjendje të rëndë. 

Genti Bardhi , 29 vjeç Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç janë të plagosurit të cilët kanë shembje dhe plagë thuajse në gjithë trupin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz17/08/2019 00:26

Familjareve te viktimave ngushellime te sinqerta dhe ju dhont Zoti force per ta perballu dhimbjen, por nje gjo do tju sugjeroja, ta kapin pedofilin e bashkise lali dhjerin dhe ta perdhunojne deri ne vdekje!

Shto koment

Denonco