EMRI/ Kaloi ngarkesën me drogë, arrestohet shqiptari në kufirin greko-shqiptar

EMRI/ Kaloi ngarkesën me drogë, arrestohet shqiptari në kufirin greko-shqiptar

22:36, 23/07/2019
A+ Aa A-

Policia greke ka mundur të kapë sot në kufirin greko-shqiptar, në zonën pyjore të Agio Nikolas 96 kg marijuanë.

Pakot ishin fshehur në tre çanta me 47 pako secila.

Policia bëri të mundur ndalimit pranë vendit të ngjarjes shtetasin shqiptar Lisandër Osmani, 33-vjeç nga fshati Shalës i Sarandës.

Po ashtu edhe në Selanik u kapën rreth 28 kg marijuanë që vinin nga Shqipëria.

Droga u gjet në banesën e një greku 50-vjeç. Policia sekuestrroi 27 pako me 27 kg 925 gram marijuanë.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 5.1 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco