Vrau 35-vjeçarin para 2 vitesh, Gjykata rivlerëson masën për Artan Koçekun...

Vrau 35-vjeçarin para 2 vitesh, Gjykata rivlerëson masën për Artan Koçekun...

13:05, 15/07/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Shkodrës jep rivlerësimin e masës së sigurisë për Artan Koçekun. Ai akuzohet për vrasjen e ndodhur dy vite më parë ku u ekzekutua Angjelin Shkambi.

Gjykata e kryesuar nga gjyqtarja Izabela Radovani dhe masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Artan Koçeku.

Dy vite më parrë në përfundim të operacionit të koduar si “IRON HAND” 31-vjeçari Koçeku ka rënë në pranga i cili ishte i shumëkërkuar dhe me rrezikshëmri të lartë shqërore.

Koçeku në momentin e kapjes nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar dhe shoqëruar në ambientet e  D.V.P Shkodër. Për këtë shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17. 12. 2017, Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

“Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “pistoletë” me fishek në fole dhe një krehër me fishekë që i përkiste një arme tjetër zjarri tip “pistoletë””, thuhej përpara dy vitesh në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu, në automjet së bashku me këtë person, ka qenë edhe shtetasi  Rr. D.,  24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” .

Me datë 17.12.2017, ky person ka vrarë me armë zjarri shtetasin Angjelin Shkambin,  35 vjeç, banues në Pulaj, Velipojë, Shkodër.

I njëjti person në vitin 2018 është përfshirë në një konflikt me armë, dhe gjatë ndjekjes nga Policia, ka braktisur mjetin në fshatin Shtoj i Ri dhe ka mundur të largohet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco