SHBA, arrestohet shoferi që aksidentoi për vdekje, shefin e Policisë së Pogradecit dhe gruan e tij

SHBA, arrestohet shoferi që aksidentoi për vdekje, shefin e Policisë së Pogradecit dhe gruan e tij

10:34, 11/07/2019
A+ Aa A-

Nju Xhersi - Një burrë nga Nutley u burgos të mërkurën, 10 korrik 2019, lidhur me vdekjen e një shqiptari, shefi policie në pension dhe gruas së tij menaxhere tek “ Garfield  Walmart”, në një përplasje që ndodhi herët në mëngjes jashtë shtëpisë së emigrantëve në Lodi, muajin e kaluar.

 Donald Kumar Davis, 29 vjeç, iu ngarkuan dy akuza për vrasje me makinë dhe vdekje shkaktuar prej saj.

David po ngiste një “ Dodge Charger 2015” kur u përplas me një “Toytoa Corolla 2005” që po dilte nga një kompleks apartamentesh në Harrison Avenues dhe e shtyu atë gati 20 m larg, në 29 qershor në orën 7 të mëngjesit.

“Toytoa Corolla 2005” u gjet e anuar, tha prokurori Muark Musella. “Dodge Charger 2015”, që ishte dëmtuar, ishte përkundër shkallëve të një rezidence.

Muhamet Oparaku, 68 vjeç dhe gruaja e tij Bukurie Oparaku, 64 vjeçe, u deklaruan të vdekur pak më vonë.

Shoferi Davis u shtrua në spital me dëmtime të lehta dhe djegie nga airbag-u i makinës. Si fillim, u dyshua se ishte shpejtësia shkak.

Muhamet Oparaku ishte një ish-shef policie në Pogradec, që emigroi në SHBA me gruan e tij, e cila ishte punësuar në “ Garfield Walmart” prej 10 vjetësh dhe ishte bërë menaxhere.

“Ajo kishte një zemër të butë, i  adhuronte njerëzit dhe punën e saj”, tha një koleg. “Ajo mezi fliste anglisht, por uuuu - ajo punonte shumë;  mësoi dhe ishte një menaxhere e madhe”.

Ndërsa, Muhamet Oparaku ishte shumë inteligjent dhe shumë i respektueshëm, tha i njëjti person.

“Dëshira e vetme e çiftit ishte që të varrosej në Shqipëri”, shkruan anëtarët e familjes në faqen e njohur “GoFundMe”. “Ne do të respektojmë dëshirën e çiftit.”/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Niku11/07/2019 11:16

Shofer i duhet te marre shperblim jo te arrestohet per kete moster

Shto koment

Denonco