Sekuestrohen 43 kg heroinë me vlerë 3.5 mln euro, arrestohet shqiptari

Sekuestrohen 43 kg heroinë me vlerë 3.5 mln euro, arrestohet shqiptari

12:53, 27/06/2019
A+ Aa A-

Policia italiane ka sekuestruar një sasi të madhe droge, ndërsa në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Sipas mediave, gjatë aksionit të Policisë në Brescia janë bllokuar plot 43 kg heroinë, vlera e së cilës në treg arrinte në 3.5 milionë euro.

Sasia e drogës ishte fshehur në një garazh, ndërkohë kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e rrjetit dhe arrestimin e personave që janë të implikuar.

Shqiptari i arrestuar konsiderohet si një nga tregtarët më të rëndësishëm të drogës në zonën e veriut, ndoshta edhe më tej ku shuma e parave të fituara prej aktivitetit kriminal arrin në shifra marramendëse.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco