VIDEO/ 1.6 ton drogë, kush është shkodrani i arrestuar. Ja emri

VIDEO/ 1.6 ton drogë, kush është shkodrani i arrestuar. Ja emri

17:56, 26/06/2019
A+ Aa A-

Një operacion i madh ndërkombëtar i nisur nga Danimarka, ka çuar në pranga dhjetëra persona, mes të cilëve shumë shqiptarë.

Gjatë operacionit të koduar ‘Goldfinger’, i koordinuar nga Europol është vënë në pranga edhe njeriu që njihej si kapoja.

Ai është vënë në pranga dhe mësohet se është identifikuar si Astrit Beqiri, 51 vjeç.

Në pranga janë vënë mbi 42 persona të tjerë, mes të cilëve edhe shqiptarë dhe u bllokuan 40 kg kokainë, biznese dhe mijëra euro.

Beqiri është prangosur mëngjesin e sotëm në banesën e tij pas hetimeve disa mujore, ndërsa akuzohet për pastrim parash, grup të strukturuar kriminal dhe kryere e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Nga operacioni u sekuestruan në Shqipëri rreth 200 mijë euro, 10 milionë lekë, 7 automjete, 1 biznes (pulari në Velipojë) me vlerë investimi mbi 1 milion euro dhe 7 objekte banimi në Velipojë.

Pularia ishte në pronësi të kreut të grupit kriminal, ndërsa objektet dhe makinat e tjera që janë sekuestruar janë në pronësi të personave të tjerë, njëri nga të cilët është në kërkim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco