Tragjedia në Tiranë/ Vdes babi, nëna dhe 2 vajzat, shpëton shoferi

Tragjedia në Tiranë/ Vdes babi, nëna dhe 2 vajzat, shpëton shoferi

08:15, 16/06/2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në Tiranë.

Nga të dhënat zyrtare të policisë së kryeqytetit mësohet se kanë humbur jetën 4 persona, babia, nëna dhe dy vajzat, ndërsa ka shpëtuar drejtuesi i mjetit, nje i aferm i familjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë,   në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin  A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga  duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B  , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjekësor

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco