Detaje të reja/ Po filmonte tunelin e Xibrakës, ja si e mori përpara makina turistin ukrainas

Detaje të reja/ Po filmonte tunelin e Xibrakës, ja si e mori përpara makina turistin ukrainas

19:10, 12/06/2019
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një makinë tip Benz ka përplasurn një turist ukrainas.

Sipas dinamikës së ngjarjes turisti ukrainas, kishte shkuar në tunelin e Xibrakës për të bërë foto, pasi u mahnit nga bukuritë natyrore të lumit Shkumbin

Por ndërsa ka tentuar të kalojë rrugën një benz e ka marrë përpara turistin ukrainas.

V.B. rreth 35 vjeç me banim në Ukrainë, kishte ardhur me pushime në Shqipëri dhe po lëvizte me mjetin e tij tip rulot.

Por i ka tërhequr vëmendjen peisazhi i bukur shkëmbor dhe me pyje midis Xibrakës dhe Mirakës dhe ai ka dalë që të bëjë një selfie me aparatin e tij.

Por ka qenë krejt i pavëmendshëm dhe i ka dalë përpara aksidentalisht automjetit tip Benz të drejtuar nga A.O., 24 vjeç, banues në Elbasan.

24 vjeçari nga Elbasani ka manovruar duke rrezikuar edhe jetën e tij pasi mjeti ka përfunduar në kanal vetëm për të shmangur përplasjen me turistin e pavëmendshëm.

Turisti ka marrë disa plagë dhe është dërguar në spital e ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani mendohet se shkak i aksidentit ka qenë një mungese vëmendje e turistit ukrainas.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco