Sezoni i mbjelljeve, policia shkatërron 60 fidanë kanabis në fshatin Dorëz

Sezoni i mbjelljeve, policia shkatërron 60 fidanë kanabis në fshatin Dorëz

10:41, 06/06/2019
A+ Aa A-

Evidentohen dhe shkatërrohen nga policia e kryeqytetit, 60 kubikë të kultivuar me fara narkotike si dhe fidanë cannabis sativa.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar "Lugina".

Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Evidentohen dhe shkatërrohen 60 kubikë të kultivuar me fara narkotike si dhe fidanë cannabis sativa.

Arrestohet në flagrancë autori i tentativës për kultivim.

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në fshatin Dorës tentonte të kultivonte bimë narkotike, kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lugina’.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. V., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në luginën “Përroi i Dorëzit”, në territorin e fshatit Dorez, u konstatua një objekt, i pështatur si banesë ku u gjetën 60 kubikë dhe fidanë cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krist06/06/2019 15:51

Keto 60 kubiket,mos ka dashte me i vendose perpara kryeministrise,apo Ministrise se brendshme,se ndryshe,kjo polici,nuk po shikon fusha te tera me kanabis,na qenka fiksuar tek keto 60 kubike.Edhe sikur te ishte njoftim nga humoristet me te njohur,nuk do na bente te qeshnim.

Shto koment

Denonco