I dënuar me 8 vite burg/ Ekstradohet nga Vjena 31-vjeçari tepelenas

I dënuar me 8 vite burg/ Ekstradohet nga Vjena 31-vjeçari tepelenas

21:34, 26/05/2019
A+ Aa A-

Një shtetas shqiptar, i dënuar me 8 vite burg, është ekstraduar ditën e sotme nga Viena.

31-vjeçar nga Tepelena me inicialet R.K., ishte dënuar nga Gjykata e Sarandës për kultivim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Në shtator të vitit 2016, policia zbuloi një parcelë me kanabis në pronësi të tij. Në këtë parcelë u gjetën dy kapsolla dhe një armë zjarri me 14 fishekë.

Sipas policisë arrestimi i tij erdhi pas bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Vienna, duke sjellë edhe ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Njoftimi i plotë i Interpol Tirana:

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Vjena/Austri drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar R.K, 31 vjeç, lindur në Tepelenë.

Shtetasi R.K, ishte i shpallur në kërkim pasi në vitin 2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” .

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 01.09.2016, në fshatin Karroq, Bashkia Finiq/Sarandë, në vendin e quajtur Grave është gjetur një parcelë e mbjellë me bimë narkotike e llojit Kanabis Sativa.

Në vendin ku ndodhej parcela është gjetur dhe automjeti në pronësi të shtetasit R. K.

Gjithashtu në këtë parcelë janë gjetur dy kapsolla detonatore dhe një armë zjarri mod 54 me 14 fishekë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Vjenë/Austri, u bë i mundur arrestimi i tij në Austri, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco