Kapen mbretëreshat e drogës në Itali, liderja e fejuar me ‘skifterin’ shqiptar

Kapen mbretëreshat e drogës në Itali, liderja e fejuar me ‘skifterin’ shqiptar

10:31, 25/05/2019
A+ Aa A-

Asti - Ata do të argëtoheshin atë mbrëmje në darkën e shtruar nga shefi i firmës. Në atë darkë do të kishte edhe “ca kukulla”, sepse “djemtë më kishin kërkuar pak argëtim dhe unë nuk doja të bëja figurë m*ti", - tha ai. Kështu është shprehur një ndër të arrestuarit e operacionit të Policisë italiane në Asti, pronari i një firme, që kishte marrëdhënie të mira me punonjësit e vet.

Ndër anëtarët e rrjetit të drogës që u shkatërrua nga Policia italiane në Nor di Asti, ku kishte edhe shqiptarë, ngjalli habi sipërmarrësi nga Asti që bënte festa me drogë dhe me femra për punonjësit dhe kishte folur në telefon me shitësin e drogës.

Të dy njiheshin, sepse nëse do të blije drogë në atë grup, duket të njiheshe nga dikush në grup ose të ishe prezantuar me njerin nga 15 të arrestuarit. Nuk ishte e lehtë të merrje furnizim prej tyre.

“Kukullat” duket se ishin gra, nëna, disa beqare, që nxirrnin para nga kokaina, bashkë me të tjerë si shqiptarë, marokenë, një nigerian që kërkonte azil, tani në arrest shtëpie ose në qëndër pritjeje në Dusino. Gratë në Torino dhe burrat akoma në Quarto.

Ishin gratë që menaxhonin shitjen, sipas hetimit, roli i tyre ishte mbizotërues. Nga katër mbretëresha të drogës, siç mori emrin edhe operacioni, lidere ishte Jeddar Ouarda, e njohur si Françeska, një marokene 36 vjeçe. "Françeska" jetonte me fëmijët e saj dhe të fejuarin shqiptar, Federico Nikaj, 23 vjeç, i arrestuar edhe ai. Nikaj njihej mirë nga karabinierët për vjedhje në seri në garazhet në Piemonte.

Ndër 300 konsumatorët e drogës të identifikuar nga karabinierët, ishte edhe një 30-vjeçar që kishte shkuar për të blerë drogë për vete dhe babanë e tij gjashtëdhjetëvjeçar. Kur i kishte telefonuar njërit prej shqiptarëve, i kishte thënë: "Gjysmën për mua dhe gjysmën për babanë tim!/SYRI.NET

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco