Edhe në Korçë, minatorët protestë para Prefekturës

Edhe në Korçë, minatorët protestë para Prefekturës

10:41, 23/05/2019
A+ Aa A-

Minatorët e Korçës, Ersekës dhe Devollit janë mbledhur para Prefekturës për të protestuar. Protesta po zhvillohet për dhënien e statusit të minatorit.

Syrja Ruçi, kreu i sindikatës së minatorëve të Korçës u shpreh:”Protestojmë për të drejtat tona. Nuk po na e vënë veshin. Po na gënjejnë për statusin. Kërkojmë djersën tonë. Pension 35 mijë lekë të reja”.

Vitin e fundit mbi 20 minatorë nga Korça kanë humbur jetën nga sëmundjet profesionale. “Nuk na rimbursohen ilaçet. Nuk duam thërrime, duam statusin. Do përshkallëzojmë protestat deri në grevë urie”, thonë ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco