FOTOT prekëse/ Nisin homazhet për major Tanushin, fëmijët e tij të mitur pjesë e ceremonisë

FOTOT prekëse/ Nisin homazhet për major Tanushin, fëmijët e tij të mitur pjesë e ceremonisë

10:33, 16/05/2019
A+ Aa A-

Në Muzeun Kombëtar po mbahen sot homazhet në nderim të majorit Klodian Tanushi, i cili mbeti i vrarë pas shpërthimit të një mine në bazën ushtarake të Letonisë.

Në nder të tij sot është shpallur edhe ditë zie kombëtare në vend dhe flamujt janë ulur në gjysëm shtizë.  Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të vendoset në shtrat topi dhe do përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.

Homazhe në nderim të tij janë duke kryer dhe krerët më të lartë të shtetit si presidenti Meta, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka.

Po ashtu pranë trupit të të atit tashmë Dëshmor i Atdheut, kanë qenë dhe tre fëmijët e mitur të majorit Tanushi.

ImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco