Tapë në timon, policia arreston 3 shoferë

Tapë në timon, policia arreston 3 shoferë

09:07, 16/05/2019
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona, të cilët u ndaluan duke drejtuar makinat pa dokumente dhe në gjendje të dehur.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Vijojnë kontrollet e pandërprera nga Policia Rrugore  në të gjitha akset rrugore të Qarkut Elbasan, me qëllim parandalimin e aksidenteve   dhe  rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.K., 60 vjeç  dhe  M.Xh., 24 vjeç,  banues në Cërrik, pasi u kapën duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.  Si dhe I.M, 50 vjeç, zanues në Elbasan, pasi u kap  duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco