Digjet makina e gruas së gjyqtarit/ Emri

Digjet makina e gruas së gjyqtarit/ Emri

16:01, 15/05/2019
A+ Aa A-

Gjatë natës së kaluar në territorin e komisariatit nr.2 në Tiranë është djegur një mjet tip ‘Opel Corso’ ngjyrë vishnje, e cila ishte  parkuar në rrugë.

Makina e djegur rezulton të jetë në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit, Sokol Binaj. Bashkëshortja e Binajt punon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:00 në rrugën ‘Grigor Heba’ në kryeqytet, ndërsa makina ishte me targë ‘TR 9837 S’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco