Drogë dhe sasi e konsiderueshme eurosh/ Arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Greqi

Drogë dhe sasi e konsiderueshme eurosh/ Arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Greqi

18:24, 14/05/2019
A+ Aa A-

Vijon ndalimi dhe arrestimi i shqiptarëve në Greqi, të akuzuar si pjesë e trafiqeve të drogës.

Së fundmi, një 31 vjeçar shqiptar është ai që ka përfunduar në prangat e policisë së vendit fqinj.

Gjatë arrestimit policia sekuestroi rreth 16 kg kanabis të papërpunuar si dhe rreth 2 kg kanabis të përpunuar, ndërsa është në kërkim edhe një bashkëpunëtor i shqiptarit, një 47-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Shqiptari u arrestua në zonën e Patrias, ndërsa përveç sasisë së konsiderueshme të drogës që u gjet në banesën ku jetonte, policia gjeti edhe një shumë prej rreth 30 mijë eurosh, dy peshore elektronike, tre thika dhe materiale për paketimin e drogës.

Me hetimin e çështjes në fjalë është ngarkuar prokuroria e Athinës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco