Aksident pranë Drejtorisë së Policisë, mjeti përplaset me pemën, vdes drejtuesi

Aksident pranë Drejtorisë së Policisë, mjeti përplaset me pemën, vdes drejtuesi

18:23, 08/05/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë Drejtorisë së Policië Tiranë.

Një drejtues mjeti ëshët përplasur me një pemë pranë rrugës Myslym Shyri dhe ka mbetur i vdekur në vend.

Nuk ka ende informacion për rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Personi që ka humbur jetën eshte shtetasi S.V. 

Dyshimet e para janë se personi ka humbur jetën si pasojë e një infarkti dhe më pas  makina ka humbur kontrollin duke u përplasur me pemën.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 17.45, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, shtetasi S.V, 30 vjeç, duke drejtuar mjetin dyshohet se ka pësuar arrest kardiak  dhe për pasojë  mjeti  ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Shtetasi S.V,  ka ndërruar jetë, ku dyshohet si pasojë e arrestit kardiak

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë  të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht ngjarja dyshohet aksidentale”-thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco