Mediat letoneze/ ‘Ndodhet në reanimacion’, ja si është gjendja e njërit prej ushtarakëve të plagosur me minë

Mediat letoneze/ ‘Ndodhet në reanimacion’, ja si është gjendja e njërit prej ushtarakëve të plagosur me minë

18:53, 06/05/2019
A+ Aa A-

Mediat letoneze po i kushtojnë një vëmendje të veçantë ngjarjesë ndodhur sot në vendin e tyre ku një ushtarake shqiptare humbi jetën gjatë demontimit të një mine si edhe dy ushtarakë të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Sipas medias letoneze Delfi, një nga ushtarakët e plagosur gjendet aktualisht në reanimacion, pas ndërhyrjes kirurgjikale së cilës iu nënshtrua.

Lajmi e konfirmon edhe Komandanti i Forcave të Armatosura Letoneze, Leonid Kalninsh.

Ai informon se incidenti ndodhi rreth orës 9.30 të mëngjesit, ku e plagosur rëndë fillimisht mbeti ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën një orë më pas në spital.

Aktualisht të gjitha aktivitetet në bazë janë pezulluar  deri në hetimin e plotë të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco